Lajme

Begaj: Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e integritetit territorial

Bajram Begaj, president i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj gjatë mbledhjes së këshillit kombëtar ka folur edhe për Kosovën.

Ai ka thënë se Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial.

“Përgjatë gjithë vitit dhe në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u ballafaquam me një situatë tepër delikate në veri të Kosovës, e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal. Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, vlerëson rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATOs në garantimin e paqes dhe sigurisë”

Po ashtu Begaj ka thënë se Shqipëria respekton parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe mbështet dhe inkurajon dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që do të çojë në njohje të ndërsjelltë.

/Shqip.com