Lajme

Begaj sërish në Kosovë, zbulohet agjenda

Presidenti i Republikës Bajram Begaj nisi sot një vizitë dyditore në Kosovë. Sipas një njoftimi zyrtar, presidenti shqiptar do të vizitoj 3 komuna: Deçanin, Junikun dhe Drenasin.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, sot do të vizitojë Deçanin.

Në ora 11:00, Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.

Ndërsa nga ora 12:00, do të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit.

Gjatë kësaj vizite, presidenti Begaj, do të nderojë, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të rënë gjatë luftës.

/Shqip.com