Lajme

Begaj bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Presidenti i Shqipërisë duke bërë homaxhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Begaj ishte i shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj duke bërë homaxhe tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Begaj gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë është takuar me presidenten, Vjosa Osmani.

Gjatë konferencës së përbashkët, presidenti Begaj, ka thënë se Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës në OKB.

Lexo edhe:
Begaj: Mbështesim anëtarësimin e Kosovës në NATO, liberalizimi i vizave premtim i vonuar

Ai ka shprehur mbështetje për anëtarësimin e  Kosovës në NATO dhe të gjitha organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.

Begaj është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti./Shqip.com