Rozë

Befasi të shumta për Lumbardhin

Lumbardhi është surprizuar nga Aga dhe Lokja e tij (gjyshi dhe gjyshja).

Finalisti i Big Brother VIP Kosova takoi gjyshërit në Klan Arena, ku edhe u kaplua nga emocionet.

Gjatë bisedës, gjyshi i tij i tha Lumit se i ka pëlqyer shumë rrugëtimi i tij, por ka mundur të bëjë edhe më shumë.

E befasitë në natën finale të Big Brother VIP Kosova 2 për Lumbardhin, nuk përfunduan me kaq.

Atij një herë i erdhën për ta takuar gjyshërit e tij, e më pas edhe shokët.

Shokët e përqafuan pas 105-ditësh nga 20 tetori kur Lumbardhi është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.

Lumi u shpreh tepër i emocinuar dhe i lumtur që takoi shokët e tij të ngushtë.

Ata ia sollën dhuratën Lumbardhit, i cili do të udhëtoj në Majorka të Spanjës për 5 ditë, do ta shikoj ndeshjen mes Majorkës dhe Real Madridit, si dhe do të mund të bëjë foto me lojtarët, duke përfshirë edhe Muriqin.

/Shqip.com