Bebe Rexha të premten e publikon këngën e saj më të re
Publikuar:
(30.03.2023 15:24:05)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka paralajmëruar këngën e re.
Ajo përmes një postimi në Twitter, ka bërë të ditur se do të publikojë këngën e saj më të re të premten e kësaj jave.
Call On Me, OUT THIS FRIDAY!!! 🚨🚨🚨 #CallOnMe pic.twitter.com/FrNqRMw9Fp
— Bebe Rexha (@BebeRexha) March 27, 2023
Bashkëpunimi i fundit i këngëtares ishte me David Guetta, me këngën “I’m Good (Blue)”.
Kënga është listuar si më të dëgjuarat si dhe ka thyer rekorde.
/Shqip.com