Rozë

Beatrix pas daljes nga “Big Brother”: Kam qenë e mpirë komplet, ishte e vështirë të lidhesha me realitetin

Këngëtarja Beatrix Ramosaj

Beatrix Ramosaj flet për lidhjen e saj me Donald Veshaj dhe për kohën që kaloi brenda shtëpisë së “Big Borther VIP”.

Beatrix e ftuar në emisionin “Fan Club” është shprehur se ka qenë e mpirë derisa u lidh me realitetin dhe botën jashtë “Big Brother”.

“Kam kaluar disa faza pas daljes, e para ishte se isha shumë e inatosur. E inatosur se e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht, isha futur në një botë shumë të errët dhe nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja më pozitivisht”, ka thënë këngëtarja.

Ajo gjithashtu është shprehur se se është shumë emocionale dhe sipas saj pjesë që është artise e vështirëson përjetimet e saj.

Beatrix Ramosaj & Donald Veshaj

“Nuk e kisha marrë me mend që lidhja do ishte në përmasa kaq të mëdhaja. Unë i dija shumë mirë ndjenjat e mia dhe e ndjeja se ndjen njësoj si unë dhe kur e ke këtë dashurinë”, tha Beatrix.