Lajme

BE: Nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues

Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër përleshjet mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve në veri të Kosovës, që sipas BE-së ndodhën shkaku i tentativës së kryetarëve të sapozgjedhur të komunave për të hyrë në ndërtesat komunale.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj patrullave të misionit civil të BE-së në Kosovë, EULEX. EULEX-it duhet t’i lejohet të zbatojë mandatin e tij në mënyrë paqësore. Të gjithë duhet të ndërmarrin veprime për të de-përshkallëzuar situatën e tensionuar dhe për të rivendosur qetësinë menjëherë. BE-ja nuk do të pranojë asnjë veprim të mëtejshëm të njëanshëm ose provokues dhe ruajtja e paqes, dhe siguria në terren duhet të jetë prioritet. Siç ka deklaruar vazhdimisht BE-ja, zgjedhjet e fundit të pjesshme në veri të Kosovës nuk ofrojnë zgjidhje politike afatgjatë për komunat e përfshira. Një zgjidhje e tillë mund të gjendet vetëm përmes një dialogu real ndërmjet të gjitha palëve kyçe të interesit, që përfshijnë Kosovën, Serbinë dhe komunitetin serb të Kosovës – nën lehtësimin e BE-së”, thuhet në reagimin e BE-së.

/Shqip.com