BE mirëpret miratimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë
Publikuar:
(08.06.2023 18:14:29)

Bashkimi Evropian ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë.
BE, është shprehur e lumtur që Kuvendi ka marrë parasysh rekomandimet e saj.
Gjithashtu BE, kërkojë nga KQZ të përafrojë rregulloren e elektoratit me ligjet e reja, si dhe të zbatojë kuadrin e ri ligjor përpara zgjedhjeve të reja.
Sipas ligjit të ri, votuesit, qysh në zgjedhjet e përgjithshme të radhës, do të kenë mundësi të votojnë deri në dhjetë kandidatë, nga pesë sa kanë pasur deri tash, duke u dhënë më shumë mundësi për të zgjedhur përfaqësuesit që ata dëshirojnë.
/Shqip.com