Lajme

BE-ja thirrje Kosovës për shpalljen e zgjedhjeve të reja në Veri

Bashkimi Evropian
Bashkimi Evropian

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrel, ka thënë se zgjedhjet e reja në katër komunat në veri duhet të shpallën sa më shpejt të jetë e mundur.

Borrell tha se zgjedhjet e reja duhet të jenë gjithëpërfshirëse teksa shtoi se presin që serbët e Kosovës të marrin pjesë në to.

Presim që Kosova të veprojë të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës. Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.”, tha Borell.

Tuje, ai shprehu shqetësimin edhe për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të ushtrisë së Serbisë, ndërsa dënoi edhe dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it, policisë dhe mediave.

Borrell më tej kërkoi nga Kosova e Serbia të nisin sa më shpejt zbatimin e marrëveshjes bazë dhe aneksit, e cila sipas tij, “përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.

Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe Aneksit të saj.

Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe”, tha Borrell.

/Shqip.com