Ekonomi

BE do ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor me 30 miliardë euro

Bashkimi Evropian pritet të dhurojë 30 miliardë euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kjo ndihmë e destinua për rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë COVID-19.

Këtë e tha Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, pas konferencës virtuale që e kishte me udhëheqësit e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Takimi virtual i ftuar nga kancelarja Angela Merkel, bëri që gjitha palët të kërkojnë përshpejtimin e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian.

Por, tash për tash, Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, kërkoi që vizat të liberalizohen sa më shpejt.

Ndërsa, Merkel theksoi se “BE-ja duhet t’i mbajë premtimet”. /Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.61
  • Benzine: 1.34
  • Gas: 0.76
Sot : 30/09/2022