Bayerni e njofton Freiburgun me humbje

Bayern Munchen po vazhdon me hapa të sigurtë drejtë titullit në Bundesliga.
Bavarezët kanë mposhtur Freiburgun me rezultat minimal 2-1, duke ja shkaktuar humbjen e parë në këtë sezonë, shkruan Shqip.com.
Ishte Leon Goretzka që e realizoi golin e parë në këtë takim, pas gjysmë ore lojë.
Kurse, asistues ishte Thomas Muller.
Ky ishte edhe goli i vetëm i realizuar në pjesën e parë.
Ndërsa, epërisa u dyfishua nga Robert Lewandoeski, në minutën e 75-të, ndërsa kësaj radhe asistues ishte Leroy Sane.
Për sulmuesin polak ky ishte goli i 13-të i shënuar në këtë sezonë në Bundesliga, kurse tetë të tjera i ka realizuar në Ligën e Kampionëve.
Me këtë fitore, Kampionët e Gjermanisë e përforcojnë edhe më shumë pozitën e parë.
Ata kanë grumbulluar 28 pikë, pas 11 ndeshjeve të zhvilluara. Katër më shumë se Borussia Dortmund që është në vendin e dytë./Shqip.com