Sport Ndërkombëtar

Bayerni dhe Dortmundi ende në “luftë” për kreun e tabelës në Bundesliga

Robert Lewandowski

Bayern Munchen po vazhdon të i “shkelë” kundërshtarët në Premierligë.

Bavarezët kanë shënuar fitore të thellë 2-5 në udhëtim te Union Berlin, shkruan Shqip.com.

Serinë e golave në këtë takim e shënoi Robert Lewandowski, pas 15 minutave lojë.

Sulmuesi polak shënoi përsëri pas tetë minutave, për ta dyfishuar epërsinë në 0-2, kurse për 0-3 u përkujdes, Leroy Sane.

Goli i shënuar nga Sane

Deri në fund të takimit, e gjitha çka mundën të bëjnë vendasit, ishin dy gola të shënuar, me anë të Giesselmann dhe Ryerson.

Kurse, Bayerni shënuan edhe dy gola të tjerë, me Kinglsely Coman dhe Thomas Muller, për të realizuar fitore 2-5.

Pas kësaj fitore, bayerni gjenden në vendin e parë në Bundesliga, me 25 pikë, një më shumë se Dortmundi që shënoi fitore 2-0, sot, ndaj FC Cologne.

Autorët e golave ishin Thorgan Hazard dhe Tigees, në minutat 51 dhe 56.

https://twitter.com/AkessP/status/1454468449841864711?s=20
Goli i shënuar nga Thorgan Hazard

Në këtë takim nuk u paraqit, Erling Haaland, i cili është i lënduar dhe pritet që të jetë jashtë fushë së gjelbër deri në fillim të vitit 2022./Shqip.com