Sport Shqiptar

Bashkimi ndan rrugët me Brian Fitzpatrick

Klubi i Basketbollit, Bashkimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Brian Fitzpatrick. Prizrenasit kanë bërë të ditur se me basketbollin e huaj kanë arritur marrëveshje të dyanshme.

“Me marrëveshje të dyanshme KB Bashkimi dhe Brian Fitzpatrick kanë ndarë rrugët. Falënderojmë për kontributin e dhënë dhe i dëshirojmë shëndet dhe suksese të reja në karrierë dhe në jetë”, thuhet në njoftim e klubit prizrenas. Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, Bashkimi ndodhet në pozitën e shtatë (të parafundit) me 15 pikë, me vetëm katër fitore e shtatë humbje.

/Shqip.com