Sport Shqiptar

Bashkimi e nis me fitore – rrugëtimin në Superligë

KB Bashkimi

KB Bashkimi e ka nisur me këmbë të mbarë – Superligën e Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Prizreni e ka mposhtur Vëllaznimin – me rezultat 71-60.

Se vendasit kishin hyrë në këtë takim për fitore e treguan qysh në qerekun e parë – në fund të së cilit – semafori tregoi 18-10.

Basketbollisti më i dalluar te portokallezinjtë ishte – Fahro Alihoxhiq – që regjistroi 14-të pikë dhe 11-të kërcime.

Në anën tjetër, te skuadra gjakovare paraqitje të mirë pati – Damonte Dodd – që realizoi 11-të pikë e pati 18-të kërcime – po që nuk mjaftuan që ta shmangte humbjen./Shqip.com