Sport Shqiptar

Bashkimi e fiton dramën ndaj Pejës

Ka përfunduar super-ndeshja në kryeqytet në mes Bashkimit dhe Pejës, shkruan Shqip.com.

Bashkimi e ka mposhtur Pejën në një ndeshje jashtëzakonisht interesante dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Peja ka udhëhequr deri në minutën e 39-të, por Bashkimi fitoi në fund me rezultat 73:69.

Prentiss Nixon udhëhoqi Bashkimin me 16 pikë e 11 kërcime. Curtis Jones i kishte 17 pikë.

Te Peja u dallua Isiah Umipig me 21 pikë.

Tashmë, Bashkimi në gjysmëfinale do të përballet me skuadrën e Trepçën.

/Shqip.com