Rozë

Bashkë apo të ndarë? Blero deklarohet njëherë e mirë për situatën me Afronën

Blero dhe Afrona sipas thashethemeve të fundit nuk janë bashkë.

Ka muaj që dyshja janë duke u përfolur se i kanë dhënë fund martesës dy vjeçare, ani pse nuk dihen arsyet.

Por sipas burimeve të çifiti, ata janë ndarë për shkak grindjeve të shpeshta dhe distanca.

Së fundmi në një intervistë për T7, këngëtari është ngacmuar në lidhje me këtë çështje, e cila ngjall një kureshtje të madh në publik. Mirëpo as këtë herë nuk morëm një konfirmim apo mohim nga ana e Bleros. Ai thjesht u shpreh se është diçka personale, duke mos komentuar asgjë.

”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,”-është shprehur Muharremi.

Teksa javë më parë i pyetur nga Prive se ç’ndodhi pse janë fshirë fotot dhe e kanë hequr njëri-tjetrin nga instagrami, ai u arsyetua se nuk e mirëmban vet llogarinë por kompania e tij.

Nuk dihet kur çifti do vendosë ta tregojë të vërtetën për ndarjen e tyre, mirëpo fansat nuk po i gëzohen aspak këtij lajmi./Shqip.com