Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, thotë se koha e Sali Berishës ka mbaruar, transmeton Shqip.com.
Kështu është shprehur ai, teksa ka shtuar se bashkë me Berishën ka mbaruar edhe përdorimi i kësaj partie dhe forumeve të saj për interesa personale.
“Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe e përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale”, u shpreh Basha, shkruan ‘Euronews Albania’.

Ai tha për PD-në se është shpresa e shqiptarëve për t’i dhënë fund “regjimit të Edi Ramës”, e për këtë, nuk do të lejojë që kjo parti të “kthehet në bunker”.
“Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës”.
“Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, tha Basha. /Shqip.com