Lajme

Basha i reagon komenteve të Vuçiqit: Lidershipi serb nuk është ndarë nga e kaluara

Lulzim Basha, ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, ka reaguar duke i quajtur nxitëse dhë të papranueshme për një lider shteti, komentet e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Twitter, Basha shkruan se kjo gjuhë është e urrejtjes dhe dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e kaluara.

Basha thekson se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund t’i imponohet askush me gjuhën e dhunës.

Kujtojmë, se presidenti serb ka përdorur fjalor të vrazhdë ndaj Kurti pas emërimit të Nenad Rashiqit ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Rada Trajkoviçit si këshilltare e ministrit Rashiç.

Kurtin dhe Rashiçn, Vuçiq i ka quajtur “llumi terrorist”.

“Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai.

/Shqip.com