Lajme

Bardhyl Mahmuti përfundon dëshminë në Hagë

Bardhyl Mahmuti ka njoftuar se ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor në rastin e Pejtër Shalës që po mbahet në Gjykatën Speciale.

Ai ka thënë se kjo ka qenë një sprovë e rëndë, derisa mediave u ka kërkuar mirëkuptim pasi nuk mund të flas për gjëra që i ka thënë në seancat e mbyllura.

“Ju njoftoj se çdo gjë që është thënë gjatë seancave publike dhe aty të mbyllura mbeten në suazat e dhomave të specializuara dhe nuk do të shqyrtohen nga ana ime as në media e as privatisht! Veçanërisht i lus gazetarët që më kanë kërkuar intervistë të kenë mirëkuptim! Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më keni shprehur në këtë sprovë të rëndë!”, ka shkruar ai.

/Shqip.com