Rozë

Bardhi rikthen Instagramin, dedikimin e parë e bënë për publikun dhe Sarën

Menaxhimi i Instagramit u bë mollë sherri e prishjes së raportit mes Bardhit dhe menaxherit të tij, Jetmir Agaj.

Por nga sonte Instagrami është kthyer në duartë e Bardhit.

Ka qenë vetë këngëtari më i përfolur i momentit që ka lajmëruar publikun.

Ai ka ndarë me ta një foto me Sarën të realizuar në natën prime të së martës dhe aty nuk mund të mungonte një dedikim dashurie.

“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë. E tiiii Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marrë frymë!”, ka shkruar ai.

Ende nuk dihet se si u kthye në menaxhim të Bardhit llogaria e tij në Instagram.

Ai deri më tani ka hezituar të flas shumë rreth situatës aktuale me Jetmirin, derisa nga ky i fundit qysh prej fotos së publikuar të Bardhit teksa qëndronte me nënën e tij në spital, nuk ka pasur asnjë reagim.

Madje vazhdon të refuzoj mediat që janë të interesuara të marrin informata se si do të jetë e ardhmja.

/Shqip.com