Barcelona-Valencia, kryendeshja e javës në La Liga
Në kuadër të La Ligës spanjolle, gjatë ditës së sotme do të zhvillohen disa ndeshje mjaftë interesante.
Kryendeshja e kësaj jave, padyshim është përballja e Barcelonës ndërjet Valencias, shkruan Shqip.com.
Katalunasit janë duke kaluar nëpër një formë të dobët në La Liga dhe pas tetë gjirove, gjenden në vendin e nëntë, me 12 pikë.
Një lajm i mirë për këtë takim, është se Kun Aguero është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për lojë.
Ndërsa, në anën tjetër, Valencia po kalon formë më të mirë se sezonën e kaluar dhe renditen në pozitën e tetë, me pikë të njëjta me blaugranët.
Ky takim – nis nga ora 21-00 dhe do të zhvillohet në “Camp Nou”.
Orari i takimeve tjera – që do zhvillohen sot në La Liga:
Rayo Vallecano – Elche, ora 14-00
Celta Vigo – Sevilla, ora 16-15
Villarreal – Osasuna, ora 18-30
Për këtë ditë ishin paraparë që të zhvilloheshin edhe dy ndeshja tjera: Athletic Bilbao – Real Madrid dhe Granada – Atletico Madrid, por të dyjat janë shtyrë./Shqip.com