Sport Ndërkombëtar

Barcelona merr pikë të arta

Pas triumfit ndaj Osasunas, Barcelona ruan ritmin dhe merr kështu një tjetër fitore me peshë.

Alaves u imponua 1-3 ndaj katalanasve, në përballjen e mbajtur në Estadio Mendizorrotza (Vitoria-Gasteiz).

Ekipi i Xavit shkoi në dhomat e zhveshjes në avantazh, Leëandoëski vendosi ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 22-të.

Në fillimin e pjesës së dytë, Barça “tregoi dhëmbët”, duke dyfishuar shifrat me Gundogan.

Omorodion futi vendasit sërish në lojë, por vetëm përkohësisht, pasi Vitor Roque shuajti shpresat e Alaves në të 63-tën.

Pak më pas, Roque u shndërrua në protagonist negativ, teksa u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda 3 minutash, duke lënë skuadrën me një lojtar më pak për më shumë se 20 minuta.

Asgjë për t’u shqetësuar gjithsesi për Barcelonën që triumfon dhe shkon në kuotën e 50 pikëve, në vendin e 3-të. Alaves është në mesin e tabelës.

/Shqip.com