Rozë

Banorët shpërthejnë në lot pasi mësuan për sulmin ndaj “Top Channel”

Banorët e Big Brother VIP Albania, kanë filluar natën e prime të tronditur.

Kjo pasi, Arbana Osmani, u ka treguar për sulmin që ndodhi ndaj “Top Channel”.

Pasi atyre iu prezantua një klip me ngjarjen e fundit dhe rrugëtimin e mediumit, banorët kanë mbetur të shokuar dhe kanë shpërthyer në lot.

Arbana ndau lajmin me banorët, në mënyrë që edhe ata të vendosin, nëse duan ta vijojnë këtë rrugëtim, apo ta ndërpresin nëse nuk ndihen të sigurt.

Banorët kanë shprehur ngushëllime për të Pal Kolës.

Luizi tha se është i bindur që sulmi nuk ka ndodhur për banorët dhe se shpia është më e sigurt se çdo ambasadë.

/Shqip.com