Ekonomi

Banka Botërore: Kosova shënon rritje ekonomike 7.1 për qind për këtë vit

Banka Botërore

Sipas Bankës Botërore, Kosova ka rritje ekonomike 7.1 për qind për vitin 2021.

Pas këtij raporti ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Mruati, ka deklaruar se këtë rritje e kanë projektuar katër muaj më parë.

“Rritjen ekonomike prej 7.9% për vitin 2021 e kemi projektuar qysh para 4 muajsh, kur kemi përgatitur buxhetin e rishikuar. Dhe pakkush e ka besuar se një gjë e tillë ishte e mundshme”, ka shkruar Murati në Facebook.

Ai theksoi se pak kush e ka besuar që një rritje e tillë do të ndodhë.

“Megjithatë, që nga projeksioni ynë i para 4 muajve, situata ka ndryshuar përtej vlerësimeve tona fillestare, marrë parasysh aktivitetin e lartë ekonomik në tremujorin e tretë”.

“Andaj na duhet të bëjmë një projeksion të ri për të përfshirë edhe të dhënat më të fundit, që doemos e vendosë rritjen ekonomike në terren dyshifror”.

Si matet rritja ekonomike?

Ekonomistët përdorin metoda të ndryshme për të matur sa shpejt po rritet një ekonomi.

Mënyra më e zakonshme për të matur ekonominë është prodhimi i brendshëm bruto real, ose GDP-ja reale.

GDP-ja është vlera totale e gjithçkaje – mallrave dhe shërbimeve – të prodhuara në një shtet. Fjala “e vërtetë” do të thotë që totali është rregulluar për të hequr efektet e inflacionit.

Ekzistojnë të paktën tre mënyra të ndryshme për të matur rritjen ekonomike

Rritja tremujore me një normë vjetore
Shkalla e rritjes katër tremujore ose “vit pas viti”
Shkalla mesatare vjetore e rritjes. /Shqip.com

Ilustrim