Ballkani vazhdon ëndrrën në Evropë – përballet me Slavia Prague

Ndeshja e dytë e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League zhvillohet sot.
Kampioni i Kosovës do të ketë përballë favoritin e grupit G, Slavia Prague.
Ballkani është në grupin G, së bashku me Slavia Prague, Cluj dhe Sivasspor.
Pas një xhiro të zhvilluar të katërt ekipet e janë të barabarta me nga një pikë secila.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja e ka pranuar se skuadra Çeke është favorite, por ka insistuar se Ballkani kërkon rezultat pozitiv.
Ballkani e ka nisur stinorin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme dhe e ka vetëm një humbje në të gjitha garat.
Në Superligën e Kosovës ka tri fitore e një humbje, kurse në Konferencë Lig ka një barazim.
Nga ana tjetër Slavia Prague ka një rekord ka gjashtë fitore, një barazim e një humbje në lig.
Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com