Sport Shqiptar

Ballkani publikon formacionin zyrtar për ndeshjen e parë në fazën e grupeve

FC Ballkani

Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot zhvillon ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve.

Në “Fadil Vokrri”, skuadra nga Suhareka pret skuadrën rumune CFR Cluj, me ndeshjen që fillon në ora 18:45.

Skuadra nga Suhareka ka publikuar formacionin zyrtar:

Në portë do të luajë Frashëri, derisa Qëndrim Zyba do të luajë nga minuta e parë.

Pjesa tjetër e skuadrës: Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Lumbardh Dellova, Lindon Emërlllahu, Astrit Thaqi, Nazmi Gripshi, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani.

Ballkani dhe Cluj janë në grupin G, së bashku me Slavia Praha dhe Sivasspor.

Favorit për ta fituar grupin është padyshim Slavia Praha.

Ndeshjen e radhës Kampioni i Kosovës e ka kundër skuadrës çeke, në udhëtim më 15 shtator.

Kjo është hera e parë që një skuadër nga Superliga e Kosovës garon në këtë fazë të garave evropiane./Shqip.com