Lajme Ballkan

“Ballkani i Hapur” në Dubai – Veliaj merr ftesë nga presidenti i Dhomës së Tregtisë së Serbisë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Marko Çadezh

Biznesmenët në kuadër të iniciativës ‘Ballkani i Hapur” po bashkëpunojnë aktivisht edhe në Dubai në ekspozitën më të madhe në botë.

Përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë biseduar të hënën me presidentin e Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Marko Çadezh, me të cilin kanë vizituar pavionet e tyre në “Expo2020Dubai”.

Çadezh u bëri thirrje biznesmenëve dhe kompanive nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që si anëtarë të iniciativës “Ballkani i Hapur” të përdorin Business Hub të Serbisë plotësisht pa pagesë, dhe me gjithë mbështetjen dhe ndihmën në marrëveshjet për biznese të reja me partnerë jo vetëm nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por nga e gjithe bota.

“Ftoj biznesmenët e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që ta përdorin Business Hub-in sikur të jetë i tyre. Kjo është pjesë e nismës së përbashkët ‘Open Balkan’ dhe vetëm kështu mund të jemi më të fortë“, tha Çadezh gjatë vizitës së tij në Pavijonin e Shqipërisë dhe bisedimeve me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.

Veliaj nga ana tjetër, shprehu kënaqësinë me rastin e vizitës së Çadezhit në Pavijonin e Shqipërisë, dhe e falënderoi për ftesën që u bëri kompanive të tyre.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, Marko Çadezh

“E kuptuam përmes procesit të Ballkanit të Hapur se në këtë jemi bashkë dhe nëse bashkëpunojmë dhe bëjmë atë që dimë më mirë, mund ta nxisim këtë rajon. Ne, si Serbia, jemi të hapur për organizimin e një konference investimi sepse e dimë që keni shumë investitorë që janë të interesuar për marinat tona”, është shprehur ai.

“E shoh këtë vizitë si një fillim të ri për marrëdhëniet tona, sepse ne jemi praktikë, pragmatikë dhe investojmë të gjithë energjinë tonë në ndërtimin e këtij bashkëpunimi. Fakti që jemi të pranishëm në Expo ka rëndësi për vendet tona, por edhe kryeqytetet tona, ku është përqendruar gjysma e ekonomisë sonë”, shtoi Veliaj. /Shqip.com