Ballkani e humb ndeshjen ndaj ekipit çek
Publikuar:
(21.09.2023 23:04:54)

Skuadra e Ballkanit e ka nisur me humbje pjesëmarrjen e saj në Conference Leageu.
Kampioni i Kosovës pësoi humbje nga skuadra çeke, Viktoria Plzen, me rezultat minimal 1-0.
Golin për ekipin çek e shënoi Lukas Kalvach, në minutën e 73-të.
Ballkanin e pret një sfidë edhe më e vështirë.
Më 6 tetor do të luaj kundër skuadrës së njohur kroate, Dinamo Zagreb.
Aktualisht Ballkani renditet i treti në Grupin C pas Dinamo Zagrebit dhe Viktoria Plzen që kanë nga tri pikë secila.
/Shqip.com