Ballkani-Drita, pjesa e parë mbyllet pa gola
Publikuar:
(06.11.2021 14:00:35)

Ka përfunduar pjesa e parë në të gjitha ndeshjet që po zhvillohen sot, në Superligën e Kosovës në futboll.
Në kryendendeshjen e javës që po zhvillohet në Suharekë, Ballkani dhe Drita po barazojnë pa gola, shkruan Shqip.com.
Të dyja skuadrat janë duke zhvilluar një futboll të rezervuar dhe po presin njëra-tjetrën që të gabojnë.
Rezultati momental i konvenon më shumë gjilanasve, pasi mbeten lider të Superligës.
Suharekasit do tentojnë më çdo kusht që të rrëmbejnë pikët e plota, pasi do e “rrëmbenin” vendin e parë.
Por, mbetet të shihet se çka do të sjellë pjesa e dytë dhe a do ketë ndryshime në rezultat në 45 minutat tjetrë.
Në ndeshjet janë duke u shënuar këto rezultate:
Drenica 0-0 Ulpiana
Malisheva 0-0 Llapi /Shqip.com