Lajme

VIDEO/ Balla: Shpëtohen 7 alpinistët e tjerë kroatë të bllokuar në Jezercë. 53-vjeçarja që humbi jetën ra në humnerë

Pesë alpinistët kroatë të bllokuar në Jezercë janë shpëtuar nga ekipet e kërkim shpëtimit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Një nga turstet, një grua 53-vjeçare me shtetësi kroate, humbi jetën pasi ra nga një lartësi në një terren të thepisur.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla njofton se shtatë turistët e tjerë gëzojnë shëndet të mirë.

Dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Tropojës për ndihmë shëndetësore, ndërsa 5 të tjerët janë kthyer në Mal të Zi ku kishin edhe mjetet e tyre.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🖤 Prej disa orësh, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Shërbimin e Urgjencës, Forcat e Armatosura🚁 dhe Repartin e Kërkim-Shpëtim të Republikës së Kosovës u përfshinë në një operacion të vështirë në malin e Jezercës, për t’i dhënë ndihmë një grupi aplinistësh që kishin hyrë nga territori i Malit të Zi dhe kishin mbetur të bllokuar në majën e Jezercës. Gjatë operacionit të kërkim-shpëtimit është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë i një shtetasje, e cila kishte humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes në një zonë të thepisur dhe me borë. Pesë nga alpinistët kroatë të asistuar nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, po kthehen tek mjetet e tyre, në territorin e Malit të Zi. Dy turistë të tjerë u transportuan me ndihmën e helikopterit në qytetin e Bajram-Currit.

Lexo edhe:
Aksidentohen në Jezercë turistët kroatë, humb jetën 53-vjeçarja

/Shqip.com