Kulturë

“Baguette”, buka franceze hyn në UNESCO

Buka tradicionale e Francës, “Baguette”, i është shtuar listës së trashëgimisë kulturore UNESCO-s.

Organi i trashëgimisë së OKB-së me bazë në Paris, UNESCO, votoi të mërkurën për të përfshirë kulturën e bukës së “Baguette” në listën e saj të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, e cila tashmë përfshin rreth 600 tradita nga mbi 130 vende.

Lajmin e ka bërë të ditur, Christophe Moussu, një mësues në shkollën e kuzhinës Ferrandi në Paris.

“Zonja dhe zotërinj, kaq, ne jemi në listën e UNESCO-s (lista e trashëgimisë kulturore botërore), ajo është njohur,” tha Moussu.

“Baguette”, një bukë e zgjatur, është një simbol i Francës në mbarë botën dhe ka qenë pjesë e dietës franceze për të paktën 100 vjet.

Një studente, 54-vjeçarja Patricia Filardi, u përpoq të shpjegonte se çfarë e bën baguette kaq të veçantë.

“Bëhet fjalë për kërcitjen e baguettes, anën e butë të thërrimeve… Është e jashtëzakonshme”, tha ajo.

Edhe pse konsumi i “Baguettes” ka rënë gjatë dekadave të fundit, Franca ende prodhon rreth 16 milionë bukë në ditë – kjo është gati 6 miliardë bukë në vit sipas një vlerësimi të vitit 2019.

/Shqip.com