Lajme

Babë e bir rrahin të miturën

Ilustrim

Babë e bir janë arrestuar në Vushtrri pasi kanë ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, vajza ka deklaruar se është në lidhje dashurie me një djalë dhe se babai i saj dhe vëllai janë kundër kësaj, e cila ka bërë që ajo të sulmohet.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, e mitur. Sipas viktimës deri te ushtrimi i dhunës ka ardhur pasi që viktima është në lidhje dashurie me një djalë, për çka babai dhe vëllai i saj janë kundër. Është njoftuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është vendosur në strehimore. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

/Shqip.com