Lajme

Azemi paralajmëron protesta: Kurtit nuk ia ndien për sektorin privat

Albin Kurti dhe Jusuf Azemi.

Jusuf Azemi- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në një prononcim për Shqip.com ka paralajmëruar protesta karshi Qeverisë në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Jemi duke u përgatitur ose për një protestë apo grevë, nuk kemi datë të saktë se kur pritet ta mbajmë, kjo varet edhe nga situata me punëtorët e sektorit publik e pastaj mund të marrim vendim” ka thënë Azemi për Shqip.com

Azemi thotë se Kurtit nuk ia ndien  për sektorin privat.

“Përderisa Kurtit nuk po i bën përshtypje bllokimi i institucioneve shtetërore , atij as nuk ia ndjen për sektorin privat” thotë Azemi.

Më tutje ai thotë se në drejtim të Qeverisë janë dorëzuar mbi 20 kërkesa.

“Kemi dërguar kërkesa të llojeve të ndryshme, deri më tani janë mbi 20-30 kërkesa në drejtim të Qeverisë dhe asnjëherë nuk kemi marrë ndonjë përgjigje” thotë Azemi.

Kërkesat për Qeverinë janë që të kenë rritje të pagave edhe sigurime shëndetësore, nënshkrimi i marrëveshjes kolektive, gjykata e punës fondi për punëtorët të cilit humbin vendin e punës dhe  shumë kërkesa të tjetra, shtoi ai.

Në anën tjetër Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovë që nga data 25 gusht ka shpallur grevë të përgjithshme në arsim dhe administratë publike.

Për të gjetur zgjidhje për këtë çështje deri më tani janë zhvilluar disa takime midis Qeverisë dhe Këshillit Grevistë të BSPK-së dhe SBASHK-ut, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com