Lajme

Azemi: Mbi 61 mijë punëtorë e kanë lëshuar vendin e punës, shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi

Ikja e fuqisë punëtore nga Kosova po vazhdon edhe më tutje.

Lidhur me këtë fakt Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi është shprehur se këtë vit mbi 61 punëtorë e kanë lëshuar vendin.

“Sipas të dhënave statistikore në vitin 2021 vendin e kanë lëshuar mbi 43 mijë e 670 punëtorë. Vetëm në periudhën janar-qershor të vitit 2022 mbi 61 mijë punëtorë që e kanë lëshuar vendin e tyre të punës”, ka thënë Azemi.

Më tutje Azemi është shprehur se shumë kompani janë duke punuar me 50 % të kapaciteteve.

“Ne veç kemi mbetur pa punëtorë sepse shumë kompani punojnë me 50% të kapaciteteve që i kanë. Shumë kompani janë drejt mbylljes në mungesë të punëtorëve”, është shprehur Azemi.

Ditë më parë, Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës kanë paralajmëruar grevë të pashmangshme nëse nuk përmbushën kërkesat e tyre.

Lexo edhe:
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Sektorit Privat paralajmëron grevë

Përmes një konference për media, kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi tha se ju është dhënë hapësirë Qeverisë që të ndryshohet kushtëzimi për subvencionim me 50 euro për sektorin publik sepse është i papërballueshëm.

Ilustrim

Po ashtu, edhe anëtarët e tjerë të sindikatës kërkuan rritje të pagës për sektorin privat si dhe Ligjin për Pagë minimale mendojnë se Kurti do ta lejë deri në fund të mandatit si poenë për vota.

Punëtorët janë të këmbëngulur që të hyjnë në grevë dhe në qoftë se Qeveria nuk i përmbush këto kërkesa, greva është e pashmangshme./Shqip.com