Lajme

Avokati serb thotë se mbrëmë u vranë deri në 10 sulmues

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka thënë se gjithë sasia e armatimit që u sekuestrua nga Policia e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, nuk ka pasur asnjë mundësi të mos kishte dijeni Agjencia e Sigurisë Informative të Serbisë dhe vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas tij, ky armatim nuk ka mundur të hyjë në Kosovë, pa dijeninë dhe mbështetjen e Serbisë dhe të zotit të saj Aleksandar Vuçiq, sepse është territori/kufiri më i kontrolluar i Serbisë.

“Drama dhe lotët e shfaqur nga Aleksandar Vuçiq në konferencën e djeshme për shtyp, dëshmojnë se ai ka ditur për atë grup, se veprimet e atij grupi kanë qenë pjesë e planit të tij dhe se me shumë gjasa ka njohur disa nga anëtarët e tij. Ato reagimet emocionale të tij të djeshme në konferencë i drejtoheshin të vdekurve në atë organizatë të armatosur, të cilën ai ndoshta e njihte. Ai e dinte mbrëmë se numri i të vdekurve ishte më i madh se 3, dhe se ishte 7 me 10. Dhe këtë nuk pranoi t’ua tregojë qytetarëve të Serbisë, e mbi të gjitha familjeve, burrat e të cilëve vdiqën dje”, ka shkruar ai.

Avokati serb ka shtruar pyetjen se pse Vuçiq nuk po i bënë publike përgjimet e policisë së Kosovës në veri të Kosovës.

“Ekziston vetëm një ndryshim midis luftëtarit Aleksandar Vuçiq 1991-1999 dhe luftëdashësit Aleksandar Vuçiq 2012-2023. Ky është sot në pushtet, ndaj mund ta bëjë më delikate dhe me ndihmën e shërbimeve që i komandon. “Serbia në Perëndim” titullohej një video e fundit e një ambasade të huaj, në të cilën shfaqeshin përfaqësues të autoriteteve. Mirë se vini në “Serbia në Perëndim” së bashku me diktatorin e saj të armatosur Aleksandar Vuçiq”.

/Shqip.com