Lajme

Avokati që u sulmua, dërgohet në Athinë

Avokati Sokol Mëngjesi, është transportuar drejt Athinës ku do të marrë edhe një ndihmë të specializuar në një nga spitalet private.

Mjekët e spitalit të Traumës me kërkesë të familjarëve kanë komunikuar me mjekë të spitalit në Athinë dhe pasi kanë parë gjendjen e tij stabël, kanë vendosur që avokati mund të transportohej në vendin fqinj.

Ditën e djeshme u ul edhe doza e medikamenteve, të cilat përdoreshin për ta mbajtur në gjumë.

/Shqip.com