Lajme

Avokatët i reagojnë qeverisë: Pasojat do t’i bartin qytetarët

Oda e Avokatëve të Kosovës ka reaguar pas publikimit të pagave të gjykatësve dhe prokurorëve, të cilëve parashihet t’u ulet paga.

“Pushteti Ekzekutiv, duhet të mbështes pa kushtimisht sistemin e drejtësisë pa dallim, e veçanërisht të krijoj politika që ky sistem të ketë pavarësi financiare. Duhet theksuar se zbritja e pagave për Gjyqtarë dhe Prokuror nënkupton kthim prapa, derisa do të shtohet rreziku i rënies së të interesuarve për të punuar në këto pozita, që nënkupton se pasojat e tilla do të bien në kurriz të qytetarit, sepse mund të ketë rënie edhe të efikasitetit dhe vullnetit e përkushtimit në punë. Është detyrim i Shtetit që të ofroj garanci për krijimin e kushteve ligjore dhe financiare për një sistem të drejtësisë sa më efikas dhe në të mirë të të drejtave të qytetarëve”, thuhet në reagimin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Ajo i ka bërë thirrje Qeverisë që ta trajtoj me seriozitet këtë çështje, pasi që paga është e drejtë themelore e secilit individ dhe e cila duhet të jetë e përputhshme me përgjegjësitë e secilit, ashtu që Gjyqtarët dhe Prokurorët meritojnë të kenë paga të dinjitetshme.

/Shqip.com