Lajme

Avni Spahiu dhe Fidane Spahija-Gjikolli emërohen për anëtar të KRPP-së

Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit të Kosovës të emërojë për anëtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, Avni Sahitin dhe Fidane Spahija- Gjikollin.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh se Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik është organ tejet i rëndësishëm dhe mban përgjegjësi për zbatimin e ligjit për Prokurim Publik.

“Ky organ institucionalisht tejet i rëndësishëm meqenëse mban përgjegjësinë e zbatimit të ligjit për Prokurim Publik për nga përgatitja akademike e kompetenca të dy kandidatët e propozuar sot i plotësojnë ato. Avni Sahiti propozohet të jetë anëtar të këtij institucioni rregullativ. Kandidati i dytë është Fidane Spahija-Gjikolli e cila propozohet për anëtare të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik”, u shpreh Kurti.

Kryeministri Kurti tha se që të dy kandidatët i plotësojnë kriteret. /Shqip.com