Kulturë Kino

“Avatar 4” pritet të shfaqet më 14 dhjetor

Shumica e punës së “Avatar 4” ka përfunduar dhe pjesa më e madhe e filmit është dizajnuar, zbuloi producenti Jon Landau.

“Ne kemi projektuar shumicën e filmit për “Avatar 4“, por në fakt nuk e kemi filmuar të gjithë, vetëm aktin e parë”, ka treguar ai.

Landau zbuloi gjithashtu se çdo vazhdim do të prezantonte një kulturë të re, duke ruajtur kulturat e prezantuara në filmat e mëparshëm.

Producenti diskutoi gjithashtu për përfshirjen në filmat “Avatar”, njërin prej tyre ku protagonistët janë refugjatët që kërkojnë një port të sigurt me njerëz që nuk u ngjajnë dhe jetojnë ndryshe nga ata.

“Si kineast, ne kemi përgjegjësinë të përdorim formën tonë të artit për të sfiduar njerëzit që t’i shohin gjërat ndryshe dhe fantashkenca na jep mundësinë të jemi një metaforë për botën në të cilën jetojmë pa predikuar për të. Sepse nëse predikoni, arrini vetëm ata që tashmë janë kthyer në besim”, tha Landau.

“Avatar: The Way of Water” do të fillojë të shfaqet në të gjithë botën nga 14 dhjetori.

“Avatar” i parë u shfaq në vitin 2009 dhe fitoi 2.9 miliardë dollarë, duke e bërë atë hitin më të madh në arkat e të gjitha kohërave.

/Shqip.com