Sport Ndërkombëtar

Australia kalon në epërsi ndaj Danimarkës 

Australia dhe Danimarka po takohen në kuadër të rrethit të tretë në Grupin D të Kampionatit Botëror, shkruan Shqip.com.

Australia ka kaluar në epërsi në ndeshjen kundër Danimarkës. Mathew Leckie shënoi në minutën e 60-të për rezultatin 1:0

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola (0:0).

Kjo përballje ka nisur në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Al Janoub Stadium”.

Australianët kanë tri pikë dhe duhet të fitojnë këtë takim ose Tunizia të barazojë me Francën, për të kaluan në fazën e eliminimit direkt.

Në anën tjetër, Danimarka që ka vetëm një sosh, duhet ta fitojë këtë duel dhe të shpresojë që tunizianët të mposhtet nga Gjelat (ose të kenë diferencë më të mirë se ta).

/Shqip.com