Ekonomi Biznes

ATK: Janë mbledhur 673.5 milionë euro tatime për vitin 2022

Administrata Tatimore e Kosovës
Administrata Tatimore e Kosovës

ATK ka deklaruar për media se ka mbledhur 673.5 milionë euro tatime, 15.5 milionë euro më shumë së plani i rishikuar.

“673.5 milionë euro tatime shënojnë performancen për periudhën janar-nëntor 2022.  Kjo vlerë rrit të hyrat e mbledhura krahas planit të rishikuar për 15.5 milionë euro apo 2.4 %”, thuhet në komunikatën për media nga ATK.

Më shumë të hyra të mbledhura janë shënuar edhe nëse krahasojmë periudhat e njëjta të vitit 2021 dhe këtij viti, ku shuma e tejkaluar është  121.05 milionë euro  apo 21.9%.

Totali i të hyrave të mbledhura tatimeve dhe kontributeve 890.4 milionë euro.

Referuar trendit aktual të mbledhjes së të hyrave, ATK konsideron që deri në fund të dhjetorit do të arrit të realizoj projeksionin për këtë vit, por edhe të tejkaloj atë, thuhet në komunikatën për media nga ATK.

/Shqip.com