Lajme

ATK inkason 88.5 milionë euro

Asministrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se ka inkasuar 88.5 milionë euro.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

“88.5 milion euro më shumë të hyra. Trendi i mirë i inkasimit të të hyrave ka vazhduar ta karakterizoj edhe muajin gusht, i cili ka shkuar përtej planifikimeve të bëra kështu duke u realizuar 33.4 milion euro më shumë se plani ose 7.4%” thuhet në njoftim e ATK-së.

ATK-ja po ashtu ka bërë të ditur se në krahasim me vitin e kaluar ka rritje prej 22.2 %

“Përderisa kjo performancë ngrit të hyrat e përgjithshme në 487.2 milion euro, që nëse ngrehim paralele krahasimi me periudhën e njëjtë të vitin të kaluar, shohim se kemi rritje për 88.5 milion euro apo 22.2%”, thuhet më tutje në njoftim.

ATK do të vazhdoj të mbetet e përkushtuar në përmbushjen e mandatit të saj kryesor për mbushjen e arkës së shtetit nga inkasimi i tatimeve të bizneseve, thuhet më tutje./Shqip.com