Lajme

Asociacioni i pashmangshëm, Lajçak: E kemi momentumin që të fillojmë takime më të shpeshta Kurti-Vuçiq

Takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak gjatë konferencës për media ka kërkuar intensifikim të bisedimeve mes plaës kosovare dhe asaj serbe.

Lajçak tha se plani i BE-së është që kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të takohen më shpesh.

“Dëshirojmë që ata të takohen, të pajhtohen për ato gjërat që janë të rëndësishme për qytetarët, për Kosovën, për Serbinë”, tha Lajçak.

“Tani ndjej se e kemi momentumin që të fillojmë takime më të shpeshta, më të rregullta”, tha emisari.

Miroslav Lajçak gjatë konferencës për media në Kosovë

Duke folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Lajçak tha se është “zotim që e ka pranuar Kosova”.

“Ka edhe disa çështje të tjera, por siç e dini, kjo është mjaft e ndjeshme”, tha ai.

Duke theksuar faktin se Serbia e cilëson këtë si marrëveshjen më të rëndësishme, Lajçak tha se Asociacionit nuk mund t’i iket.

“Nuk mund t’i ikim kësaj çështje, siç e thashë, dhe kjo nuk është që ta kënaqim Bashkimin Europian, por si ta shtyjmë procesin përpara” – u shpreh Emisari i BE-së, Lajçak./Shqip.com