Lajme

Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Qendra COVID

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri me COVID-19.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe nuk është shëruar asnjë person.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here, por gjatë kësaj periudhe kohore nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe dhjetë raste aktive me COVID-19.

/Shqip.com