Asnjë i vdekur nga Coronavirusi në Kosovë, 12 të infektuar
Asnjë person nuk ka vdekur brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Shqip.com.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhet se edhe 12 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19 gjatë kësaj periudhe kohore.
Rastet e reja të infektimit janë regjistruar nga gjithsej një mijë e 898 testime të kryera.
Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.457. Në total numri i rasteve aktive është 133.
Më tej bëhet e ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 919 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 253.858 doza të vaksinës. Deri më sot 64.276 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Shqip.com