Asnjë i vdekur dhe 15 raste të reja me COVID-19
Publikuar:
(16.10.2021 15:08:54)
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 15 raste të reja me Coronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, përcjell Shqip.com.
Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 56 qytetarë, duke e çuar kështu në 156 mijë e 812 numrin e të shëruarve në 156 mijë e 812.
Ndërkaq, për 24 orë janë dhënë edhe shtatë mijë e 726 doza të vaksinës kundër COVID-19, duke bërë që numri i përgjithshëm i dozave të arrijë në një milion e 497 e 408.
Deri më sot, 666 mijë e 265 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19 me dozën e dytë./SHQIP.com