Lajme

Asnjë i vdekur dhe 3 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

COVID-19, ilustrim

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 321 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 23 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.569.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 822.059 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 101.649 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 394.