Sport Ndërkombëtar

Asllani: Sonte ishte një natë fantastike

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani, nuk u paraqit për Interin në ndeshjen e sotme kundër Milanit, por u shpreh shumë i kënaqur për fitoren dhe kualfikimin e skuadrës së tij, shkruan Shqip.com.

I pyetur nga Art Motion për ndjenjën e kësaj ndeshjeje, ai u shpreh: “Është fantastike. Një ndeshje e jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike. Për mua është një moment i paharrueshëm, sepse bëhet për fjalë për kualfikimin në finale të Ligës së Kampionëve, duke fituar ndaj Milanit, që kemi rivalitet të madh”.

Kristjan Asllani

Asllani nuk është parë i zhgënjyer që nuk aktivizua. “Unë jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj skuadre, ku ka futbollistë elitarë botërorë, nga të cilët po mësoj shumë”, është shprehur Asllani.

/Shqip.com