Ekonomi

ASK: Rënie e lehtë e çmimeve të prodhimit në TM2 2023

Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit për tremujorin e dytë të këtij viti.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoj rënie për (-0,1%) në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Ndërkaq, krahasuar TM2 2023 me TM2 2022 çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-0,9%).

Tremujori i dytë 2023 në krahasim më tremujorin e parë 2023 kishte 0,1% ulje.

“Çmimet e prodhimit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-0,1% në TM2 2023, krahasuar me TM1 2023. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-14,9%) dhe prodhimi i mjeteve motorike të (transportit), rimorkiove dhe gjysmë rimorkiove (-13,2%).
Rënia u neutralizua me ngritjen e çmimeve te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (3,0%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (2,1%); prodhimi produkteve të lëkurës dhe produkteve prej saj (1.9%), etj”, thuhet në njoftim.

Tremujori i dytë i këtij viti në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2022, kishte ulje prej 0,9%.

“Çmimet e prodhimit në Kosovë pësuan rënie në një mesatare prej (-0.9%) në TM2 2023, krahasuar me TM2 2022. Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (-14,9%) dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-12,9%). Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: xeheroret dhe guroret e tjera (21,1%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (20,4%); prodhimi i produkteve kimike (8,0%), etj”, ka njoftuar ASK.

/Shqip.com