Lajme Ballkan

“As në horizont nuk shihet vazhdimi i dialogut”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është skeptik për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Madje, as në horizont nuk e sheh vazhdimin e dialogut, raporton B92.

Këto komente, Vuçiq i bëri teksa ka folur për 16 janarin, ku Serbia ka organizuar referendum për ndryshimin e një pjese të Kushtetutës që lidhet me drejtësinë.

Por, Kosova nuk do të lejojë që serbët e Kosovës të marrin pjesë në atë referendum.

Kështu ka thënë Vuçiq, duke shtuar se një njoftim joformal e ka ma marrë tashmë.

Dialogu Kosovë-Serbi

Vuçiq dëshiron ndryshim kushtetues për drejtësinë, por nuk e zbaton dot kërkesën e perëndimit që Kosova të largohet nga Kushtetuta e Serbisë.

Përkundër refuzimit, Beogradi shpërblehet. Bashkimi Evropian ia ka hapure dhe disa kapituj.

Krejt çka po kërkojnë janë dialog konstruktiv; një gjë e tillë thuhet edhe në deklaratën e fundit të G7.

Por, me deklarata përfundon gjithçka, dialogu nuk po vazhdon. /SHQIP.COM